VLORË/ Mbyllet numërimi, Mersini e PS fitore të thellë me 78% të votave, 'gara' e vetme mes dy demokratëve

10 Nëntor, 07:53 | Përditesimi: 10 Nëntor, 07:53

Vlora, bashkia më e rëndësishme e zgjedhjeve të pjesshme është fituar thellë nga Partia Socialiste. Kandidatja Burnilda Mersini ka marrë 15672 vota, ose 78.44%.

Dy kandidatët e tjerë opozitarë rivalizuan njëri-tjetrin. I pari i pavarur por i mbështetur nga Partia Demokratike, Dionis Sota ka marrë 11.68% të votave (2333 vota), ndërsa për kandidatin e pavarur Gjergji Nika rezultojnë 1975 vota (ose rreth 9.88%).

r.k./Shqiptarja.com