Vlorë/ Merr flakë një Jet Ski që ndodhej në servis

19 Qershor, 21:06

Një Jet Sky ka marrë flakë mbrëmjen e sotme, pranë një servisi në rrugën transballkanike.

Fatmirësisht zjarri është neutralizuar në kohë nga forcat zjarrëfikëse duke mos lejuar përhapjen.

Në vendngjarje kanë mbërritur edhe policia për të zbardhur shkaqet e zjarrit, ende të panjohur