Vlorë/ Pas 4 ditësh, reshjet e shiut shuajnë flakët në zonën e Hidrovorit! U dogjën dhjetëra hektarë tokë, pemë dhe bimësi të zonës

11 Tetor 2022, 09:31

Dhjetra hektarë tokë e djegur, tokë me shkurre, pemë të llojit pishë por edhe bimësi të zonës janë shkrumbuar. Gjithashtu është djegur nga flakët një pjesë e pyllit aty pranë.

Nga forcat zjarrfikëse do të vijojë edhe sot monitorimi i situatës pasi ka trungje që digjen dhe përbëjnë rrezik për t’u riakzivizuar zjarri sërish.

    No videos found.