Vlorë/ Pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë, pranga 27-vjeçarit në kërkim nga Italia

22 Shkurt, 14:56

Një 27-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia është arrestuar në qytetin e Vlorës.

Në pranga ka rënë Blerim Rushitaj alias Blerim Myftara, i cili ishte shpallur në kërkim për pjesëmarrje në një organizatë kriminale për trafikim të lëndëve narkotike

Gjykata e Firences i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pjesëmarrje në grup kriminal me qëllim trafikimin e narkotikëve”, sipas parashikimeve të Kodit Penal të Italisë.