Vlorë, plumb në kokë 23 vjeçarit në ballkon, po pinte cigare! Dyshohet se u ekzekutua me snajper! 2 persona ndihmuan autorin të largohej

8 Janar, 11:26

Policia vijon hetimet për të zbardhur ekzekutimin e tipit mafioz të 23-vjeçarit Gëzim Sinomati. I riu u qëllua me snajper në ballkonin e banesës në Vlorë ku kishte dalë të pinte cigare. Një plumb i mori jetën, ndërsa pas vrasjes u fikën dritat në zonën përreth. 14 persona janë shoqëruar deri tani. Mjeti i autorëve u djeg në lagjen 24 Maji, por arma e krimit nuk është gjetur.