Vlorë/ Polici i kufirit ndërron jetë pas 12 orësh patrullim në det, shfaqi probleme kur po parkonte mjetin lundrues

1 Korrik 2023, 22:18

E rëndë në Vlorë. Pas 12 orësh patrullim në det, polici i kufirit ndërron jetë në orarin dhe vendin e punës. 

Sinan Abilaliaj, polic i kufirit në Dhërmi ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme si pasojë e infarktit. Efektivi kishte 12 orë në det, në patrullim. Turnin e kishte marrë në orën 7 të mëngjesit dhe mbrëmjen e sotme, pak minuta para përfundimit të turnit, në orën 19, efektivi ka shfaqur probleme shëndetësore.