Vlorë/ Sherr masiv me sende të forta në një lokal në Palasë, shpallet në kërkim 28-vjeçari

27 Gusht 2024, 08:43 | Përditesimi: 27 Gusht 2024, 10:42

Një sherr ka ndodhur në fshatin Palasë në një lokal natë në bregdet.

Siç shihet edhe nga pamjet e sherrit masiv një prej të dhunuarve ka përfunduar në tokë, ndërsa të tjerë persona i shkojnë në ndihmë.

Policia thotë se ka shpallur në kërkim 28-vjeçarin Xh.S, banues në Tiranë. I riu sipas policisë gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin L. K., 42 vjeç.

r.k./Shqiptarja.com