Vlorë/ Shuhet në mëngjes zjarri në Pilur, dogji 25 ha shkurre e pemë

29 Qershor, 10:16

Vlore- Në orët e para të mëngjesit të së shtunës, 29 qershor është vënë nën kontroll flakët në Pilur të Vlorës të cilët shpërthyen pasditen e djeshme

Nga një bilanc paraprak mësohet se janë djegur 25 ha me shkurre dhe pak pemë. Flakët janë shuar në orën 03:30 minuta, ndërkohë në ndihmë kanë shkuar edhe zjarrfikës të Finiqit, Konispolit e Sarandës.

Në vendngjarje për të ndjekur nga afër operacionin ka qenë dhe vetë kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, dhe drejtori i Përgjithshëm i Zjarrfikëseve Arben Cara, si dhe përfaqësues të emergjencave të prefekturë së Vlorës.