Vlorë/ Situatë problematike me zjarret në disa fshatra të Selenicës, ndërhyrja e zjarrfikësve duket e vështirë për shkak të terrenit të thyer

12 Gusht, 22:59

Disa vatra zjarri janë regjistruar sërish në bashkinë e Selenicës edhe ditën e sotme. Pranë fshatit Velçë, në fshatin Bashaj, gjithashtu zjarr ka patur edhe në fshatin Mërtiraj ( Gorrisht ) dhe një zjarr në Malin e Beunit në fshatin Vajzë. Ende nuk na bilanc por janë djegur një numër i shumtë ullinjsh në Velçe dhe Mërtiraj.