Vlorë/ Turistët bllokohen në male, kreu i Zonave të Mbrojtura: Eksplorojnë pa guidë

7 Korrik 2023, 20:20

Turistët e huaj që eksplorojnë Llogaranë dhe Karaburunin shëtisin pa guidë ndaj shpeshherë mbeten të bllokuar sepse nuk njohin shtigjet malore. Kreu i zonave të mbrojtura thotë se duhet më tepër informacion zyrtar pasi të huajt i referohen vetëm informacioneve në google.