Vlorë/ U dhunua se kundërshtoi martesën me detyrim, Gjykata lë në burg babain, vëllain dhe të fejuarin! Avokatët mohojnë: Ajo ka pasur kriza eplileptike, të kryhen hetime

24 Qershor 2024, 12:11 | Përditesimi: 24 Qershor 2024, 14:26

Gjykata lë në burg 3 autorët e dyshuar të dhunës ndaj një 29-vjeçareje që kundërshtoi martesën e imponuar nga familjarët. Ndërkohë për mediat avokatët e të arrestuarve mohojnë të ketë pasur dhunë duke theksuar se vajza ka pasur kriza epileptike në ato momente dhe vëllai dhe babai e kanë mbajtur për krahu.

E.H/Shqiptarja.com