Vlorë/ U helmuan pasi konsumuan ushqime të prishura gjatë turit në Sazan, 41 adoleshentë polakë lënë spitalin! Anija gjobitet me 600 mijë lekë

26 Gusht 2023, 14:31

Adoleshentët polakë që u helmuan mbrëmjen e djeshme në Vlorë sot kanë lënë spitalin në gjendje të mirë shëndetësore. Shkaqet e helmimit pritet të dalin nga ISHP pas analizimit të mostrave ushqimore, megjithatë masa e parë është marrë! Anija turistike “Black Pearl” u gjobit me 600 mijë lek pasi ofronte ushqime pa pasur leje për kuzhinë.