Vlorë, vihet nën kontroll zjarri në Llogara, në ndihmë dhe ushtria! Drejtori i Zjarrfikëses: I qëllimshëm

5 Korrik, 09:31

Forcat zjarrfikëse kanë punuar gjithë natën për të shuar zjarrin që ra pasditen e djeshme në qafën e Llogarasë, pranë vendit ku hidhen parashutistët.

Në ndihmë ka shkuar dhe ushtria dhe mësohet se rreth orës 04:00 është arritur që flakët të vihen nën kontroll dhe po punohet për të shuar të gjitha vatrat si dhe po kontrollojnë zonën për të mos pasur aktivizim të flakëve.