VLORË- Në kulmin e sezonit turistik, që prej mesditës së djeshme vijon të jetë e përfshirë nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë.
Sipas pasojë e djegies së mbetjeve, tymi i madh është përhapur në të gjithë qytetin. Gazetari i Report Tv Armand Xhelili raporton se flaka ka vijuar për gjatë gjithë natës, por megjithëse mjetet e bashkisë kanë qenë prezentë, ende nuk është bërë e mundur shuarja e zjarrit.
Sot pritet që të mbërrijnë forca ushtarake për të ndërhyrë me mjetet e tyre për të bërë të mundur neutralizimin e flakëve. Era e fortë favorizon përhapjen e flakëve. Dyshohet se zjarrvënie është e qëllimshme.