Vlorë, zjarret masivë në pyllin e Sodës dhe në Orikum prej orësh aktivë, era favorizon përhapjen e flakëve

11 Shkurt, 07:54

Disa vatra zjarri të qëllimshme janë shfaqur mbrëmjen e sotme në Vlorë dhe në Gjirokastrër . Në Memaliaj, situata u vu shpejt nën kontroll pa pasur dëme të shkaktuara. Ndërsa në pyllin e Sodës dhe në Orikum flakët kanë vijuar për orë të tëra duke përfshirë sipërfaqe të mëdha toke.