VLORË/Ekzekutohet me breshëri kallashnikovi në derë të shtëpisë Shkëlzen Velaj

3 Qershor 2021, 07:19 | Përditesimi: 3 Qershor 2021, 07:34

Një tjetër atentat në Vlorë.
Vetëm 5 minuta para mesnatës së të mërkurës, një tjetër atentat i rëndë ka tronditur sërish qytetin e Vlorës. 
43 vjecari Shkëlzen Velaj ka qenë duke hyrë për në shtëpi, kur ka vënë re se pranë pallatit ka qenë duke u ndjekur nga një makinë e dyshimtë, Velaj e ka lënë makinën e tij ndezur dhe ka ikur me vrap për tu futur në banesë, në katin e 5 të pallatit kur ka qenë duke hapur derën atentatori ka lëshuar breshëri plumbash në drejtim të tij. 
Plumbat në drejtim të 43 vjecarit kanë qenë nga një distancë e afërt.  Në trupin e Velaj është lëshuar një karikatore automatiku, të cilat e kanë kushtuar jetën 43 vjecarit. 
Sipas policisë 43 vjecari ka ndërruar jetën në spital. 
Atentati dyshohet të jetë kryer nga 2 apo më shumë persona.Autorët pas atentatit janë larguar në drejtim të rrugës së lumit të Vlorës, në afërsi të fshatit Babicë autorët kanë braktisur makinën tip BMW pa targa dhe e kanë djegur ndërsa janë larguar në drejtim të paditur. 
Policia prezente në vendin e ngjarjes ka bërë grumbullimin e materialeve dhe po punon për zbardhjen. Sa i takon Shkëlzen Velaj, 43 vjecari është vëllai i Ardi Velaj, i mbetur i vrarë në masakrën e Çoles, ndodhur në 2015-ën. 
Në ngjarjen e 2015 e cila pasoi me një sërë ngjarjesh dhe viktimash janë përfshirë  vëllezërit Llana

r.k./Shqiptarja.com