Vlorën do e gjeni 20% më të shtrenjtë! Biznesi i turizmit premton të “mbajë mbi kurriz” një barrë të kostos

9 Maj, 15:23 | Përditesimi i fundit: 2024-05-09 17:32:59

Hotelet dhe bar-restorantet në Vlorë kanë rritur çmimet nga 15 deri në 20 për qind. Për mikrofonin e Report TV, 5 operatorë turistikë thanë se rritja ka ardhur si pasojë e shtimit të kostos, ku rendisin pagat e punonjësve, taksat dhe rritjen e çmimit të produkteve bazike që përdoren në industrinë e turizmit.