Vodhën 7 banesa në 3 muajt e fundit, arrestohen dy të rinjtë në Kavajë

15 Qershor 2023, 10:58

Dy të rinj kanë rënë në pranga pasi dyshohet se janë autorë të vjedhjes së 7 banesave në Kavajë. Të arrestuar janë Shkëlqim Çopa, 20 vjeç, dhe Alfred Përshtaku, 29 vjeç, të dy banues në Golem.