Vodhën 80 mijë euro në bankat e BE-së dhe tentuan t’i ‘pastronin’ në tregun shqiptar, pranga dy personave në Durrës

20 Maj, 10:29 | Përditesimi i fundit: 2024-05-20 11:35:34

Dy persona kanë rënë në pranga në Durrës, pasi dyshohet se kishin vjedhur të paktën 80 mijë euro në bankat e vendeve të Bashkimit Europian dhe këto euro të vjedhur tentuan që t’i hedhin në tregun shqiptar. Policia e Durrësit njofton se në pranga kanë rënë Taulant Demerxhiu 33 vjeç, banues në Fushë Krujë dhe Vladimir Kokomani, 43 vjeç, banues në fshatin Ardhishte, Shijak.