Vodhën zyrën ku paguheshin gjobat, arrestohen dy të rinjtë në Durrës

4 Dhjetor 2018, 12:27

DURRËS- Policia e Durrës ka sqaruar vjedhjen e ndodhur ditën e djeshme në zyrën ku paguheshin gjobat. (LEXO KËTU) Në njoftimin e publikuar, Policia sqaron se nuk janë vjedhur 2 000 000 lekë, por 20 000 lekë.

Lidhur me ngjarjen, Policia ka arrestuar dy të rinj të identifikuar si: Xhani Ymeri, 30 vjeç dhe Ekilian Bibi, 27 vjeç, të dy banues në Durrës.

Dy të rinjve iu janë dokumentuar edhe dy vjedhje të tjera përveç asaj të zyrës ku paguheshin gjobat. Njëra prej tyre është dokumentuar në Spitalin e Pediatrisë së Durrësit, ku kanë vjedhur pajisjet e dhomës së Imazherisë dhe një tjetër në një banesë ku kishin marrë dyer dhe dritare duralumin për t’i shitur më pas për skrap.