Vokshi dhe Kryemadhi ‘takim’ në oborrin e SPAK! Deputetja e PL e acaruar me kolegun ‘e pacipë’ të opozitës që po bën para

15 Prill, 14:16

Dy deputetet e opozitës, Albana Vokshi dhe Monika Kryemadhi u takuan sot rastësisht në oborrin e SPAK. Vokshi po dilte nga seanca që ka me sipërmarrësen Vilma Nushi e cila e ka kallëzuar për shpifje, ndërsa Kryemadhi për të bërë paraqitjen e radhës, sipas masës së sigurisë që është vendosur ndaj saj.