Von der Leyen: Javën e ardhshme rishikojmë politikën e zgjerimit të BE-së! Udhërrëfyes për Shqipërinë, do të përcaktojmë çfarë mbetet për t’u bërë dhe afatet

30 Shtator, 19:53 | Përditesimi: 30 Shtator, 19:53

Bashkimi Europian do të rishikojë politikën e zgjerimit, për t’u përgatitur për pranimin e vendeve të reja anëtare. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, tha në Tiranë se do të shqyrtohen politikat dhe buxheti i Unionit, ndërsa për vendet kandidate që kanë bërë më shumë përparim, mes tyre Shqipëria, do të hartohen udhërrëfyes që do të përcaktojnë çfarë mbetet për t’u bërë dhe afatet përkatëse.

E.H/Shqiptarja.com