Vorpsi ‘zëvendësoi’ Metën me noteren, Presidenca: Nuk ndalojmë askënd të betohet edhe tek parukierja

14 Nëntor 2019, 15:23 | Përditesimi i fundit: 2019-11-14 15:56:05

Për betimin që Arta Vorpsi bëri para një noterje si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, ka reaguar zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi.

Përmes një postimin në profilin e tij në Facebook, Tedi Blushi thotë se Presidenti Meta nuk ndalon askënd të betohet as tek noterja, as tek parukierja.

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta nuk ndalon askënd të betohet as tek noterja, as tek parukierja. Presidenti Meta është betuar me dorë mbi Kushtetutë dhe për të Shqipëria dhe shqiptarët janë të parët.”-thuhet në reagimin e Tedi Blushit në profilin e tij në Facebook.

Arta Vorpsi u betua ditën e sotme në një formë të pazakontës si anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Duke qenë se Meta ka refuzuar që ajo të bëjë betimin në institucionin e Presidentit, Vorpsi është betuar përpara noteres Miranda Xhemalçe.

Vorpsi ka bërë betimin para noteres, për t'ia nisur më pas kreut të shtetit me postë.