Voskopoja, ‘kryeqendra’ e turizmit në juglindje! Vizitorët: Këtu gjen gjithçka, natyrë e paqtë dhe histori

29 Korrik 2022, 18:26

Voskopoja, vendbanim që daton prej 1330-ës me vlera historike, kulturore dhe natyrore zë vendin e parë në turizmin e juglindjes. Shëtitjet në ajrin e freskët, vizitat në kishat  dhe bazilikat e stilit post-bizantin, eksplorimi i shtigjeve malore janë disa prej atraksioneve. Hotele, bujtina e restorante ndërtohen rishtazi në Voskopojë, të cilat kanë ruajtur stilin arkitekturor të shtëpive të vjetra. Ndërsa në tryeza serviren gatimet tradicionale, lakrori, rakia e kumbullës, petullat e fshira dhe mishi i qengjit.