Votë pro apo kundër për 'Territorialen'? Braçe për Report Tv: Ka një përpjekje për të hequr logon e PS nga emri im, s'do ia jap askujt këtë kënaqësi! Derën e partisë e kam hapur që në vitin 1991

8 Tetor, 23:34 | Përditesimi: 8 Tetor, 23:34

Pa dhënë shumë sqarime, deputeti Braçe tha se ka një përpjekje shumë të madhe për të hequr logon e PS-së nga emri i tij, por shtoi se nuk do ia jepte askujt atë kënaqësi. Për deputetin socialist, drafti i PS për Reformën Territoriale ka shkelur parimet, që sipas tij, nuk janë zbatuar në mënyrë të barabartë në të gjithë territorin.

    E.H/Shqiptarja.com