Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shkruar rregullat se si do të regjistrohen emigrantët që për herë të parë do të votojnë nga jashtë vendit. Ata duhet të regjistrohen vetëm online, me skanim fytyre dhe duhet të provojnë me dokumente që jetojnë jashtë shtetit. Azilantëve dhe emigrantëve të paligjshëm ju pranohen dhe vërtetimet e qëndrimit nëpër kampe.