Me refuzimin për të vijuar me votimin për propozimin e Taulant Ballës për zgjedhjen e Evis Kushit si zv.kryetare e Kuvendit (duke pasuar Klodiana Spahiun), opozita u largua nga salla, duke braktisur seancën e parë të sesionit të ri parlamentar.
Pas votimit të dekretit të presidentit Bajram Begaj për emërimin e Klodiana Spahiut si ministre e Shëndetësisë, kryetari Niko Peleshi njoftoi mbylljen e seancës plenare.
















