Sondazhi i Piepolit, votuan partitë e vogla në 2017-n, shumica shkojnë te PD në këto zgjedhje

20 Prill 2021, 23:47 | Përditesimi i fundit: 2021-04-20 23:55:59

Shumica e votuesve të cilët nuk kanë qenë votues të asnjë prej 4 forcave kryesore në vitin 2017 do të votonin Partine Demokratike dhe Aleancën për Ndryshim më  25 prill, më konkretisht 42.6% e votave. Kjo edhe për arsyen se shumica e partive të vogla sot janë në një liste me PD. Një përqindje të madhe te kësaj kategorie votuesish  shkojnë për PSD e Tom Doshit, konkretisht 17.8%. Nisma Thurje merr 16.8 përqind ndërkohë që Partia Socialiste dhe LSI do të votoheshin shumë pak nga ish votuesit e partive politike në vitin 2017, respektivisht 7.9% dhe 3%.