VoxPop të qytetarëve: Të rinjtë rrinë pa maska, nuk kuptojnë! Vaksina mund të ketë efekte anësore

22 Shtator 2020, 19:10

Pavarësisht situatës aspak të qetë nga koronavisuri në të gjithë botën, një pjesë e qytetarëve shqiptarë e shikojnë me skepticizëm vaksinën Anti-COVID. Nga opinionet që gazetarja e Report Tv Ledina Jakimi realizoi me kalimtarë të rastit,  disa i druhen një efekti anësor por ka edhe qytetarë të gatshëm për t'iu  nënshtruan vaksinimit.

 “Nuk besoj tek vaksina COVID. Ka shumë spekulime. Kështu që nuk besoj”, tregoi një qytetar.

“80% besoj. Meqë është në të gjithë botën. Edhe unë do ta bëj nuk ka asgjë të keqe”, u shpreh një tjetër.

“Po ku ka COVID moj. Çfarë rastesh ato janë gënjeshtra”, tregoi një tjetër.

Nuk më duket një gjë e mirë. Ndoshta mund të bëje një efekt anësor”, tha një tjetër.

“Besoj, por kush do ta sjellë. Nëse del do e bëj. Patjetër, por me kë do e bëj. Me këto që sillen vërdallë”, u shpreh një i moshuar .

“Nuk besoj tek vaksinimi. Është një gjë kalimtare”, tha një e re.

Edhe për mundësinë e një karantinimi të dytë, qytetarët janë të ndarë. Disa prej tyre thonë se mbyllja e vendit do të sillte pasoja ekonomike dhe psikologjike. Por ka dhe të tjerë që besojnë se në një masë të tillë për shkak se nuk janë duke u respektuar rregullat për tu mbrojtur nga Covid.