Vranësira dhe reshje shiu në të gjithë territorin, parashikimi i motit për ditën e sotme

4 Janar, 09:52 | Përditesimi: 4 Janar, 09:52

Këtë të diel vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet i vranët në pjesën më të madhe të territorit. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët dhe lokalisht deri mesatar.

Në zonën e veriperëndimit dhe jugperëndim reshjet parashikohen me intensitet mesatar deri të lartë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Ndërsa në relievet e larta malore në zonën e Alpeve reshje bore me intensitet të ulët.

I.M/Shqiptarja.com