Vranësirat e dendura dhe reshjet mbizotërojnë territorin, si do të jetë moti sot

14 Nëntor, 07:18 | Përditesimi: 14 Nëntor, 07:18

Reshjet e shiut parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të territorit me intensitet të ulët lokalisht deri mesatar në ekstremin veriperëndimor. Gjatë ditës reshjet e herëpashershme të shiut priten të jenë prezente në pjesën më të madhe të vendit me intensitet kryesisht të ulët.

K.Ta/Shqiptarja.com