Vrasja dhe masakrimi i çiftit Pasho/ Misteri i shtëpisë ‘fantazëm’ që mund të zgjidhë çështjen

21 Dhjetor 2020, 16:12

Një shtëpi e dytë përveç asaj e cila ndodhet në Pantano, duket sikur mund të ketë lidhje me zhdukjen çiftit Pasho në Itali, trupat e të cilëve u gjetën të copëtuara në 4 valixhe pak ditë më parë në Sollicciano të Italisë. Shtëpia në fjalë ndodhet në Novoli të Italisë, në këtë apartament “fantazmë”, ku çifti shqiptar mund të ketë jetuar gjatë kohës që qëndronin në Itali.

Dyshohet se çifti Pasho kanë jetuar në këtë apartament në Novoli që nga momenti që kanë arritur në Itali dhe jo në shtëpinë e Elonës siç është thënë, ish partneres së djalit të tyre, Taulant.

Avokati i Elonës, ka folur për “La Republica” ku tha se Shpëtimi dhe Teuta Pasho kanë qëndruar në Novoli. Ai ka theksuar se “ Elona me 2 nëntor ka drekuar së bashku me bashkëshortin e saj, vetëm në shtëpinë e tyre në Pantano, ku edhe jetonin". 

Vajza e çiftit Pasho, Vitoria Pasho kur ka folur për mediat shqiptare ka përmendur ekzistencën e një shtëpie tjetër po pa u zgjeruar në detaje.

Apartamenti në Novoli, nëse konfirmohet nga autoritetet italiane, do të luantë një rolë të rëndësishëm pasi mund të jetë vendi ku ka ndodhur krimi ose vendi ku janë mbajtur kufomat për tre vjet, derisa janë futur në valixhet në të cilat edhe janë gjetur, shkruan “La Republica”

Vitoria riktheu ditët e fundit të prindërve të saj para zhdukjes së tyre, më 2 nëntor 2015. Shpëtimi dhe Teuta, thotë gruaja, kishin shkuar në Castelfiorentino në fund të tetorit për të qenë me të dhe motrën e saj Dorina. Të Shtunën, më 31 Tetor ata kanë kaluar kohë së bashku dhe të nesërmen çifti u largua, ata morën një tren për të arritur në Firence.