Vrasja e 2 vëllezërve në Maliq/ Telefonata që i nxori nga shtëpia Andrea dhe Martin Olldashin!

11 Dhjetor 2020, 17:46

Të tjera detaje janë mësuar sot nga vrasja e vëllezërve Olldashi në Maliq ditën e djeshme. Burime për Report Tv bëjnë me dije se në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja plumbash. 2 viktimat janë qëlluar me armë zjarri në kokë dhe në gjoks, si dhe fakti që janë gjetur gëzhoja në vendngjarje hedhin dyshime se ata janë ekzekutuar në të njëjtin vend ku u gjetën.

Sipas informacioneve, Andrea Olldashi 33 vjeç ka qenë me precedent penal pasi ka qenë i dënuar për vjedhje ku në 2018 ka dalë nga burgu, ndërsa Martin Olldashi nuk ka precedent. Lidhur me këtë ngjarje krahas policisë së Korçës dhe komisariatit të Maliqit dhe Pogradecit po hetohet edhe nga Krimet e Rënda të Tiranës.Ndërkohë që mësohet se vëllezërit Andrea dhe Martin Olldashi në datën 7 dhjetor kur mendohet të këtë ndodhur edhe vrasja një telefonatë i ka nxjerrë nga shtëpia. Për këtë policia ka sekuestruar disa telefona përfshi edhe të të njohurve të tij.