Vrasja e 25 vjeçarit nga polici, të rinjtë e FRPD nisin marshim para ministrisë së Brendshme

9 Dhjetor 2020, 11:38 | Përditesimi i fundit: 2020-12-09 11:46:27

Të rinjtë e FRPD kanë nisur tek Ministria e Brendshme një marshim proteste për vrasjen e të riut Klodian Rasha, dje në orët e para të mëngjesit në Tiranë nga një efktiv policie.

 Itinerari i marshimit do të jetë Ministria e Brendshme- Bulevard- Kryeministri, ku do te flasin kryetari i FRPD Belind Kelliçi dhe te rinj te tjerë.