Vrasja e Ardian Nikulajt, del imazhi i parë real i ekzekutorit portugez! Momenti kur i mësojnë të flasë shqip e të ofendojë Ramën

1 Maj 2023, 17:33 | Përditesimi i fundit: 2023-05-01 19:12:37

Kjo video e xhiruar në ambientet e një lokali shfaq portugezin Ruben Saravia, ekzekutori i Ardian Nikulajt më 19 prill në pronën e tij në Shëngjin. Filmimi amator mendohet se është xhiruar në ditët e fundit përpara vrasjes tragjike, ndërsa nuk dihet saktësisht vendndodhja, në Lezhë, Shëngjin apo në Shkodër. Video është filmuar nga njerëz të rastësishëm, grup shoqëror që vetë 28-vjeçari i ka njohur gjatë qëndrimit të tij gati 3 mujor brenda territorit të vendit tonë.