Vrasja e Argjir Gjokajt, arrest me burg për tre të arrestuarit/ Zbardhet dëshmia

15 Qershor 2019, 11:43 | Përditesimi i fundit: 2019-06-15 14:56:33

VLORË-Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" për tre të rinjtë, që akuzohen për vrasjen e administratorit të Njësisë Kotë dy ditë më parë. Togat e zeza kanë lënë në burg Arif, Namik dhe Jaçe Bejtjan, e ndërsa Mersin Bejtja vijon të jetë në kërkim. Në seancën e sotme, Arif Bejtja ka mohuar të ketë qenë ai autori, teksa ka theksuar se ai ka shkuar në vendngjarje pasi janë dëgjuar krismat.

"Kemi shkuar në vendngjarje vetëm pasi dëgjuam krismat. Gjeta duke u përleshur Mersin Bejtjan me vëllezërit Osmënaj", tha Arif Bejtja në seancën gjyqësore.

Tre të rinjtë u arrestuan dy ditë më parë, të cilët kanë lidhje gjaku me viktimën. Ky i fundit, ka ndërhyrë për të shuar konfliktin, por kjo tentativë ka qenë fatale për të pasi u plagos në gjoks dhe më pas humbi jetën në spitalin e Vlorës.