Vrasja e Bejtjas, rolet e 2 të arrestuarve! Ilir Beqaraj transportoi 4 ekzekutorët, i mori pasi dogjën mjetin e krimit! Ekspertiza: U qëllua nga 3 kallashnikovë

21 Mars, 14:28

Beqaraj, i cili mbante dhe dy mbiemra të tjerë, Brahimi apo Mançellari, i arrestuar të mërkurën për atentatin ku u vra Gentjan Bejtja brenda serës në oborrin e shtëpisë në Larushk, është personi që ka transportuar 4 atentatorët nga vendi ku u dogj makina e parë “Land Rover Discover” në fshatin Hasan, në drejtim të rrugës kryesore Thumanë-Fushë Krujë, devijuan djathtas në mbikalimin e Fushë Krujës dhe iu drejtuan fshatit Bubq, Krujë.

Hetuesit tashmë janë të bindur se nuk ka qenë ai në grupin e qitësve që gjetën hapur derën kryesore të oborrit dhe realizuan vrasjen. Burimet bëjnë me dije se Ilir Beqaraj mbërriti me makinën “Golf” pa targa në anën e pasme një minutë pasi autorët kishin djegur automjetin.