Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj, arrestohet në Londër Harry Simpson

7 Korrik 2023, 11:33 | Përditesimi i fundit: 2023-07-07 12:43:51

Harry Simpson, shtetasi i i fundit që ishte shpallur në kërkim nga policia, pasi dyshohet si i përfshirë në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj më 19 prill, brenda lokalit të tij në Shëngjin, është arrestuar nga policia britanike. 32-vjeçari u arrestua pas bashkëpunimit të policisë shqiptare me atë të Manchesterit, në një banesë në Londër me qëllim ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

Gjykata e Lezhës ka caktuar për Harry Simpson, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja për gjakmarrje”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit