Vrasja e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit në maj të 2020, dënohen me nga 30 vite burg dy bashkëpunëtorët në arrati

20 Shkurt, 12:18 | Përditesimi i fundit: 2024-02-20 15:23:35

Gjykata e Lezhës ka dënuar me nga 30 vite burg, Oltion Vlashin dhe Klaudio Përkolen si bashkëpunëtor në vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit, ngjarje e ndodhur në muajin maj të vitit 2020 në një lokal në Kurbin. Dy të rinjtë u gjeten fajtor për veprat penale “vrasje e kryer në bashkëpunim” dhe “armbajtje pa leje”, ndërsa vendimi u dha nga trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Sokol Shehu