Vrasja e çiftit të moshuar në Dropull, 69-vjeçari mohon krimin: S’e kam kryer unë! Nesër njihet me masën e sigurisë

6 Maj, 11:49 | Përditesimi i fundit: 2024-05-06 16:31:08

I arrestuari për vrasjen e çiftit të të moshuarve në fshatin Bodrishtë të Dropullit ka mohuar para hetuesve që të jetë ai autori. Thoma Mastora nuk ka pranuar të ketë goditur për vdekje Kosta dhe Kleoniqi Ilian, pavarësisht provave të gjetura brenda banesës së çiftit.