Vrasja e dyfishtë në Laç/ Autorit iu infektua plaga, shkoi në spital privat! 10 mijë euro mjekëve

23 Qershor 2020, 11:40 | Përditesimi i fundit: 2020-06-23 17:33:48

TIRANË- Kur kanë kaluar rreth 20 ditë nga ekzekutimi i mikut të Ervis Martinajt, Bujar Lika dhe Paulin Gjergji në Laç, është arrestuar autori kryesor për ngjarjen. Gazetari i Report Tv, Merin Maçi raporton se është arrestuar i riu i identifikuar si EduartLamaj 30 vjeç, e ndërsa janë identifikuar dhe shpallur në kërkim 3 bashkëpunëtorët e tjerë në këtë krim.

E gjithë ngjarja është zbuluar për shkak se Lamaj kishte marrë plagë në këmbë shkëmbimit të zjarrit dhe gjendja e tij shëndeëtësore ishte përkeqësuar. Ai është dërguar në klinikën private dy netë më parë nga familjarët e tij dhe rasti i tij është marrë përsipër nga dy mjekë, një ortoped i Lezhës dhe një kirurg i spitalit Ushtarakët, të cilët kishin pranuar që të kryenin operacionin, pa e referuar ngjarjen në Polici kundrejt një shume prej 10 mijë eurosh. Operacionin e kishin planifikuar te një spital privat pranë Qytet Studenti në Tiranë, raporton gazetari Elton Qyno, por familjarët e të riut kanë qenë gjatë gjithë kohës në vëzhgim për çdo lëvizje që kryenin. Për këtë arsye, dy mjekët e identifikuar si Vitor Marku dhe Besim Lama u vunë në pranga ndaj të cilëve rëndojnë akuzat për dy vepra penale, atë për "Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.Gazetari i Report Tv, Elton Qyno sjellë të tjera detaje lidhur me arrestimin e autorit kryesor të ekzekutimit të dyfishtë në Laç. Burime për Report Tv bëjnë me dije se e gjithë ngjarja është zbuluar për shkak se Lamaj kishte marrë plagë në këmbë shkëmbimit të zjarrit dhe gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar. Ai është dërguar në klinikën private dy netë më parë nga familjarët e tij dhe rasti i tij është marrë përsipër nga dy mjekë, një ortoped i Lezhës dhe një kirurg i spitalit Ushtarakët, të cilët kishin pranuar që të kryenin operacionin, pa e referuar ngjarjen në Polici kundrejt një shume prej 10 mijë eurosh. Operacionin e kishin planifikuar te një spital privat pranë "Qytet Studenti" në Tiranë, por familjarët e të riut kanë qenë gjatë gjithë kohës në vëzhgim për çdo lëvizje që kryenin. Për këtë arsye, dy mjekët e identifikuar me inicialet V. M., 42 vjeç dhe B. L, 46 vjeç, u vunë në pranga ndaj të cilëve rëndojnë akuzat për dy vepra penale, atë për "Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.