TIRANË- Vrasja e efektivit të FNSH-së Xhulio Prela në Lezhë, ka çuar në pranga një person që besohet se ka qënë në dijeni të krimit, por jo që të jetë pjesëmarrës në vrasje.
Nikoll Sherniku, ka dyshime nga policia se ishte vënë në dijeni për ngjarjen dhe ka ditur autorët e vrasjes së efektivit të policisë së FNSH-së, Xhulio Prela. Ndërsa personi që po shihni në foto është Brilant Martinaj, një kushëri i biznesmenit Ervis Martinaj, i cili rezulton të jetë shpallur në kërkim ndërkombëtar vetëm për faktin se natën e krimit, në 5 dhjetor 2020, ai rezulton të ketë lëvizur me makinë pikërisht në aksin rrugor ku u vra Xhulio Prela.
