Një efektiv policie i forcave të FNSH-së në Shkodër është ekzekutuar me armë zjarri mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lezhë-Milot, në zonën e Gajushit. Xhulio Prela,26 vjeç, nga Puka ka qenë duke lëvizur me makinë në momentin që është ekzekutuar me armë zjarri rreth orës 3 të mëngjesit të sotëm. Pas ekzekutimit të Prelës, makina tip "Volksëagen" më të cilin po udhëtonte ka ecur për 300 metra dhe më pas ka dalë jashtë rruge duke përfunduar në një parcelë aty pranë. Ai është qëlluar 3 herë me pistoletë TT duke marrë një plumb në gjoks, që ka qenë fatale për të. Dy plumbat e tjerë, njëra kapi xhamin e pasmë të makinës dhe tjetri targën e mjetit.

Në një intervistë për Report Tv, i ati i viktimës, Martin Prela tha se Xhulio u nis për në Rinas për të marrë një shok dhe ta çonte në Shkodër. I ati shprehet se nuk dyshon tek miku dhe se nuk kanë hasmëri, por se i biri ka pasur presione kohët e fundit për çështje që ishin mbyllur me kohë. Report Tv ka siguruar edhe dëshminë  e shokut që mori në Rinas, i cili shprehet se Xhulio nuk ishte i shqetësuar dhe as nuk foli në telefon gjatë rrugës. Për shkak të kufizimit të lëvizjes pas orës 22:00, duke qene se ishte efektiv policie e kishte marre ai përsipër për ta çuar në zonën e Shkodrës, pasi të mbërrinte në Rinas nga Anglia. Në dëshminë e tij ne polici, ai ka deklaruar se i kishte kërkuar 26-vjeçarit të qëndronte tek banesa e tij, por nuk kishte pranuar.  

Report Tv ka zbardhur skemën e ekzekutimit në Lezhë të efektivit të FNSH-së , Xhulio Prela, ku dyshohet se i është pritë. Ai ishte nisur nga banesa e tij në Tiranë drejt Rinasit për të marrë një shokun e vëllait të tij, i cili vinte nga Anglia së bashku me të motrën. Në mesnatë është kthyer me ta nga aeroporti dhe i ka dërguar deri në Shkodër. Menjëherë më pas ai është kthyer dhe gjatë rrugës Lezhe-Milot tek sa po kalonte ka parë një automjet, ku një person që kishte dalë nga makina po ia bënte me drita me një elektrik dore. Menjëherë Prela e ka rikthyer sërish automjetin në drejtim të Lezhës ku i është afruar personi me elektrik tek dera e pasagjerit. Xhulio Prela ka hapur xhamin dhe disa sekonda me pas ai ka tentuar të largohet kur në ato momente i është afruar një person tjetër duke e qëlluar me një plumb në zemër. 26-vjecari është i ka dhënë gaz makinës dhe atentatori ka gjuajtur edhe dy here te tjera me pistolete e tipit TT, ku njeri plumb ka kapur xhamin e prapëm te automjetit ndërsa tjetri ka kapur targën. Pas ekzekutimit të Prelës, makina ka përfunduar në një parcelë rreth 300 metra larg vendit ku është qëlluar.

Gjatë kontrollit të hetuesve në vendin e ngjarjes janë zbuluar 3 gëzhoja dhe deri tani janë shoqëruar 15 persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Policia po heton në 3 pista në lidhje me ekzekutimin e Xhulio Prelës, vrasje për shkak të detyrës, konflikt i çastit apo edhe një tentativë grabitje.

Sipas policisë atentati ka qenë i mirëorganizuar dhe se do të përdoren kamerat e sigurisë së bizneseve përreth për të parë lëvizjet para dhe pas ngjarjes. Trupi i viktimës është dërguar në morgun e spitalit të Lezhës, ndërsa është larguar makina e viktimës nga vendi i ngjarjes.

Policia ka ngritur një grup i posaçëm hetimor me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve. Në vendngjarje ka shkuar edhe Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale, Tonin Vocaj dhe Zv/drejtori i Përgjithshëm Albert Dervishaj. Gjithashtu FNSH Shkodër dhe forcat speciale RENEA, kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën.

Pasi kishte kryer Akademinë e Policisë, 26-vjeçari e ka nisur karrierën e tij në Lezhë ku ka punuar rreth dy vite si efektiv i policisë së rendit dhe më pas është transferuar tek forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodres. Xhulio Prela ishte me origjine nga Puka, por prej vitesh ishte zhvendosur dhe jetonin bashkë me familjen në Tiranë. Prela njihej si një person mjaft pozitiv, me rezultate shumë të mira në Akademinë e Sigurisë ku studionte, ndërsa nuk ka patur sherre në të kaluarën. Policia deri tani nuk ka asnjë provë që e implikon të ndjerin me personazhe problematik.

Viktima Xhulio Prela dhe makina me të cilën udhëtonte

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:30
E mori nga Rinasi/Shoku i Xhulio Prelës: Gjatë rrugës nuk ishte i shqetësuar dhe as nuk foli në telefon! Më çoi në shtëpi, por nuk pranoi të rrinte

Personi i cili kishte marre Xhulio Prela ne Rinas ishte mik i vëllait te 26-vjeçarit te cilët jetonin bashke ne Angli. Report Tv zbardh dëshminë e shokut të Xhulio Prelës, i cili erdhi nga Anglia dhe u nis nga Rinasi drejt Shkodrës më makinën e efektivit të FNSH-së. Shoku shprehet se gjatë rrugës Xhulio nuk ishte i shqetësuar dhe as nuk foli në telefon. Për shkak të kufizimit të  lëvizjes pas orës 22, duke qene se ishte efektiv policie e kishte marre ai përsipër për ta çuar në zonën e Shkodrës. E ka dërguar në një fshat të Njesisë Administrative Hajmel dhe më pas është kthyer.

Në dëshminë e tij ne polici, ai ka deklaruar se i kishte kërkuar 26-vjeçarit të qëndronte tek banesa e tij, por nuk kishte pranuar.   

 "Mora Xhulion për shkak se kufizohej lëvizja pas orës 22:00 ai ishte polici dhe mund të lëvizte pas orës 22:00. I kërkova të qëndronte tek unë, por nuk pranoi. Gjatë rrugës nuk shfaqi ndonjë shqetësim dhe as nuk ka folur në telefon", ka thënë shoku i tij.

Ora 13:03
Skema/Xhulio Prela mori mikun nga Rinasi e çoi në Shkodër, rrugës për në kthim i bëjnë shenjë për të ndaluar dhe e vrasin

Sipas burimeve, Xhulio Prela ka qenë në Rinas për të marrë një shokun e vëllait të tij, i cili vinte nga Anglia së bashku me të motrën. Në mesnatë është kthyer me ta nga aeroporti dhe i ka dërguar deri në Shkodër. Menjëherë më pas ai është kthyer dhe gjatë rrugës Lezhe-Milot tek sa po kalonte ka parë një automjet, ku një person që kishte dalë nga makina po ia bënte me drita me një elektrik dore.

Menjëherë Prela e ka rikthyer sërish automjetin në drejtim të Lezhës ku i është afruar personi me elektrik tek dera e pasagjerit. Xhulio Prela ka hapur xhamin dhe disa sekonda me pas ai ka tentuar të largohet kur në ato momente i është afruar një person tjetër duke e qëlluar me një plumb në zemër. 26-vjecari është i ka dhënë gaz makinës dhe atentatori ka gjuajtur edhe dy here te tjera me pistolete e tipit TT, ku njeri plumb ka kapur xhamin e prapëm te automjetit ndërsa tjetri ka kapur targën.

Ora 12:14
Martin Prela, i ati i viktimës: U nis për në Rinas, për të marrë një mik! Nuk kemi hasmëri, por ka pasur presione për çështjet që ishin mbyllur me kohë

Martin Prela, i ati i viktimës Xhulio Prela ka folur për Report Tv duke thënë se e ka takuar të birin mbrëmë dhe kanë darkuar së bashku. Më pas ai ishte nisur drejt Rinasit për të pritur një mik, ndërsa nuk dyshon aspak që e keqja t'i ketë ardhur nga miku i tij.  Martin Prela shprehet se nuk kishin hasmëri, por që i biri kishte disa presione për çështjet që ishin mbyllur me kohë.  Sipas të atit, Xhulio Prela rreth orës 00:00 ka dal nga shtëpia, pasi në 01:00 do zbriste miku në Rinas.

"E kam takuar mbrëmë, kemi ngrënë darkë bashkë dhe është nisur për në Rinas. Më tha do vete më marrë një mik në Rinas me çu në shtëpinë e tij në Shkodër. Ai është nisur diku rreth orës 00:00 dhe më duket se nga ora 01:00 do vinte ai miku me avion. Nuk kemi dyshime te miku që ka pritur, asnjë lloj të keqe nuk njohim, nuk kemi as hasmëri. Ai nuk fliste shumë për punën në shtëpi, mua s'më ka dhënë ndodhje shqetësim në punë, s'ma merr mendja të kishte shqetësime në punë por edhe ndoshta kush e di. Kishte disa presione për çështjet që ishin mbyllur me kohë. Nga policia nuk ka thënë asnjë. Mua më kanë pyetur dhe të njëjtën informacion i kam dhënë, mikun që ka pritur nuk kemi asnjë lloj dyshimi, se nga ka ardhur nuk dimë gjë", tha i ati.

 

Ora 12:13
Kjo është shtëpia e efektivit të FNSH, Xhulio Prelës në Yzberisht

1607166681_shtepiaeefektivittevrare.jpg

Banesa e Xhulio Preles

Report Tv ka vajtur në shtëpinë e policit të ekzekutuar në Lezhë, ai prej vitesh jetonte në Yzberisht në Tiranë.  Të afërm të 26-vjeçarit Xhulio Prela deklarojnë se ai nuk ka qenë në shtëpi ditën e djeshme, por nga puna është larguar për më Lezhë. Ndërkohë që më herët disa familjarë të tjerë i thanë Report Tv se ai ishte telefonuar nga dikush dhe ishte nisur drejt Lezhës.

Ora 11:49
Ekzekutimi në Lezhë, Xhulio Prela u nxor në pritë! Familjarët: U telefonua nga dikush

1607159270_1.jpg

Efektivi i FNSH është nxjerrë në pritë për t'u ekzekutuar, pasi burime për Report Tv konfirmojnë nga familjarët se ai është marrë në telefon nga dikush dhe më pas është nisur drejt Lezhës.

Ora 10:51
Ekzekutimi i policit të FNSH Xhulio Prela, pistat që po hetohen

1607159228_4.jpg

Policia po heton në disa pista në lidhje me ekzekutimin e efektivit të FNSH-së Xhulio Prela mëngjesin e sotëm në aksin Milot-Lezhë.

Prela nuk njihej si problematik dhe se pistat e ngritura nga policia janë vrasje për shkak të detyrës, konflikt i çastit apo edhe një tentativë grabitje, ku si polic Prela mund të ketë reaguar dhe është vrarë.

Prela njihej si një person mjaft pozitiv, me rezultate shumë të mira në Akademinë e Sigurisë ku studionte, ndërsa nuk ka patur sherre në të kaluarën. Policia deri tani nuk ka asnjë provë që e implikon të ndjerin me personazhe problematik.

Ora 10:13
Zbardhet skema e ekzekutimit të policit të FNSH në Lezhë! Si ndodhi ngjarja

1607159258_2.jpg

Report Tv ka zbardhur skemën e ekzekutimit në Lezhë të efektivit të  FNSH-së , Xhulio Prela, i cili ishte duke udhëtuar më makinën e tij tip "Volksëagen" drejt Lezhës, Ai po kthehet nga aeroporti i Rinasit ku kishte dërguar disa të afërm, por që gjatë rrugës në aksin Milot-Lezhë, një person i ka nxjerrë dorën dhe e ka ndaluar. Më pas ata janë konfliktuar mes tyre për arsye ende të panjohura. Pas konfliktit Prela ka hipur në makinë, por është qëlluar nga disa person që ishin në një tjetër automjet. Ai ka marrë një plumb në pjesën e gjoksit duke sjellë vdekjen e menjëhershme. Kjo ka bërë që makina të ecë pa drejtues për rreth 300 metra dhe më pas të dalë nga rruga.

Ora 10:05
Ekzekutimi në Lezhë/ Prela u qëllua më plumb në gjoks, autorët kanë ndjekur lëvizjet e tij! Pritet sekuestrimi i kamerave të sigurisë

Xhulio Prela është qëlluar në pjesën e gjoksit, duke humbur menjëherë jetën, kjo ka bërë që makina të eci 300 metra pa drejtues dhe më pas të dalë jashtë rrugës. Atentati mendohet se ka qenë i mirëorganizuar, pasi autorët i kanë ndjekur lëvizjet e efektivit të policisë.

Përgjatë aksit rrugor ka një sërë biznesesh kamerat e të cilave pritet të sekuestrohen nga grupi hetimor për të parë lëvizjet para dhe pas ngjarjes.

Ora 09:53
Ekzekutimi i policit në Lezhë/ 15 të shoqëruar, është qëlluar me pistoletë TT! Makina eci 300 metra pas vrasjes së Prelës

 

1607151917_LAJME.00013320.Still007.jpg

Detaje të reja janë zbardhur nga ekzekutimi i policit të FNSH-së në Lezhë. Xhulio Prela është ekzekutuar me pistoletë TT, ndërsa Report Tv mëson se deri tani janë shoqëruar 15 persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Gjithashtu makina eci rreth 300 metra pas vrasjes së Prelës, duke përfunduar në rrugë

Në vendngjarje ka shkuar edhe Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale, Tonin Vocaj dhe Zv/drejtori i Përgjithshëm Albert Dervishaj.

Ndërkohë që FNSH dhe forcat RENEA vijojnë të krehin zonën.

Ora 07:49
Detaje të reja nga ekzekutimi i policit në Lezhë/ Identifikohet makina autorëve, gjenden 3 gëzhoja në vendngjarje

Xhulio Prela ka qenë duke u kthyer nga Aeroporti i Rinasit, kur është ekzekutuar në aksin rrugor Milot-Lezhë. 26-vjeçari është ekzekutuar nga një automjet tjetër, ku burime për Report Tv thonë se policia e ka identifikuar dhe po punon për kapjen e autorëve.

Gjatë kontrollit të hetuesve në vendin e ngjarjes janë zbuluar 3 gëzhoja armë zjarri.

26 vjecari Xhulio Prela, banonte ne Tirane dhe me origjine ishte nga Puka.

Ora 07:30
Kush është efektivi i FNSH i ekzekutuar në Lezhë, pamjet  e para nga vendi i ngjarjes

Report Tv ka siguruar foton e 26-vjeçarit Xhulio Prela dhe pamjet nga vendi i ngjarjes së makinë tip "Volkëagen" me të cilën udhëtonte. Pas ekzekutimit makina ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një parcelë aty.