Vrasja e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt, Alibej refuzon të dëshmojë para GJKKO: Do flas në një moment të dytë! Kam probleme familjare

28 Shkurt 2023, 12:33 | Përditesimi i fundit: 2023-02-28 14:35:35

Erion Alibej ka refuzuar të dëshmojë para Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar në lidhje me vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt. Procesi këtë të martë zhvillohej për këtë të fundit, i cili u gjet i masakruar me thikë pranë varrezave të qytetit të Elbasanit në 2020. Alibej ishte thirrur në cilësinë e dëshmitarit dhe të pandehurit, teksa ai pyetur nga gjykata ai për herë të dytë tha se do të fliste, por në një moment tjetër.