Vrasja e Gentian Bejtjas, Fushë Kruja e rrethinat në 'shtet rrethim', kontrolle të befasishme në mjete të dyshimta

20 Mars, 21:01

Që nga vrasja e Gentjan Bejtes Fushë-Kruja dhe rrethinat janë vënë në fokus të kontrolleve të policisë.

Postoblloqe policie të mbështetur nga forcat speciale janë ngritur në akset që përshkojnë këtë qytet madje në qarkullim janë edhe disa grupe të lëvizshme të shqiponjave dhe FNSH të cilët patrullojnë në të gjitha rruget dytësore dhe rurale duke bërë kontrolle të befasishme në mjete të dyshimta.