Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Kuvendi nis seancën me një minutë heshtje

9 Tetor, 10:23 | Përditesimi: 9 Tetor, 10:23

Seanca në Kuvendin e Shqipërisë ka nisur me një minutë heshjte për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u qëllua brenda sallës së gjyqit në Gjykatën e Apelit ditën e hënë.

Kryeparlamentari Niko Peleshi tha se gjyqtari Astrit Kalaja i shërbeu me integritet sistemit të drejtësisë.

“Pas konsultimit me grupet parlamentare, vrasja të hënën e gjyqtari Astrit Kalaja , i cili humbi jetën tragjikisht në Gjykatën e Apelit. Vrasja e një gjyqtari të Republikës së Shqipërisë u dënua nga të gjithë në vendin tonë. Gjyqtari Astrit Kalaja i shërbeu sistemit të drejtësisë me përkushtim dhe integritet. Në shenjë respekti, të mbajmë një minutë heshtje", tha Peleshi.

r.k./Shqiptarja.com