Vrasja e Luljeta Prezës, autorët dyshohet se ishin 'tutorë', shfrytëzonin vajzat poshtë urës së Dajlanit në Durrës

3 Gusht 2023, 11:45

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se Aldo Brahimi  dhe Ylli Grabovari të arrestuar si autorë të dyshuar të vrasjes së Luljeta Prezës kanë pasur rolin e ‘tutorit’. Ata dyshohet se shfrytëzonin gratë dhe vajzat që qëndronin poshtë urës së Dajlanit.

32 vjeçarja është goditur disa herë me thikë në brinjë pas një konflikti nën efektin e kokainës.

Dy autorët nuk e kanë pranuar krimin por janë dëshmitë e personave që kanë qenë aty që kryqëzojnë  22 vjeçarin nga Lushnja dhe 45 vjeçarin nga Durrësi, informon gazetari i Report TV, Aldo Mustafa.