Vrasja e Martin Çeços, gjykata liroi nga burgu 3 autorë e dyshuar! Avokati: Përfundoi afati i paraburgimit

16 Janar, 13:03 | Përditesimi: 16 Janar, 13:03

Avokati Nevzat Tarelli deklaroi se Apeli ka korrigjuar vendimin që mori Gjykata e Shkallës së Parë dhe se kohëzgjatja e afateve të paraburgimit tërësor është jo më shumë se tre vjet. Sipas avokatit, kjo kohëzgjatje ka përfunduar që në datën 16 Qershor 2025 dhe Gjykata e Apelit ka konceptuar humbjen e fuqisë së paraburgimit dhe ka urdhëruar lirimin e personave.

I.M/Shqiptarja.com