Vrasja e Mond Çekiçit në Durrës, në janar 2021 i ekzekutuan shokun e ngushtë në të njëjtën lagje

20 Mars 2021, 11:44

Detaje të reja dalin në dritë nga vrasja e Edmond Koçi i njohur edhe si Mond Çekiçi,  të cilin më 24 janar 2021 i kanë ekzekutuar shokun e ngushtë Edmir Bregu, i njohur edhe si Ilir Kuçi në po të njëjtën zonë. Bregu u ekzekutua me breshëri automatiku teksa po lëvizte me një makinë tip "Porsche Cayene" dhe po brenda makinës u ekzekutua sot edhe Mond Çekiçi.

Burimet shprehen se dhe vrasja e Mond Çekiçit është në vijimësi të vrasjes së shokut të tij të ngushtë Edmir Bregu. Pistat me të cilat policia po heton vrasjen e Bregut është prishja e pazareve të drogës.