Vrasja e ndërtuesit në Vlorë, djali i anëtares së KLP sekser pronash, sherri për një apartament! Dëshmia e Rei Metës: Nuk kisha qëllim ta vrisja

8 Gusht 2023, 11:33 | Përditesimi i fundit: 2023-08-08 14:26:00

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e ndërtuesit Armando Meshau një ditë më parë në Vlorë. Burime bëjnë me dije se autori Rei Mete bënte sekserin dhe shkak për sherrin me ndërtuesin është bërë një apartament. Rei Mete mbante përgjegjësi në emër të së ëmës, Nurihan Seiti, anëtare e KLP.